Ndërkohë, vendi po plaket me ritme të shpejta. Rreth 16% e popullsisë ishte mbi 65 vjeç në vitin 2023, duke rritur barrën e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, goditjet cerebrale, kanceri, sëmundjet e mushkërive dhe Alzheimeri.
Banka Botërore thekson se sistemi aktual shëndetësor mbetet i përqendruar kryesisht te spitalet, ndërsa kujdesi parësor dhe parandalimi kanë nevojë për më shumë vëmendje.
5% të PBB-së. Shqipëria shpenzon rreth 301 dollarë për frymë nga fondet publike për shëndetësinë, një nivel afërsisht sa gjysma e disa vendeve të tjera të rajonit.
Në vitin 2023, shpenzimet totale për shëndetësinë arritën në rreth 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa fondet publike përbënin rreth 3.5% të PBB-së. Shqipëria shpenzon rreth 301 dollarë për frymë nga fondet publike për shëndetësinë, një nivel afërsisht sa gjysma e disa vendeve të tjera të rajonit.
Raporti nënvizon se sfida nuk lidhet vetëm me sasinë e fondeve, por edhe me mënyrën e përdorimit të tyre. Pjesa më e madhe e shpenzimeve drejtohet te spitalet, ndërsa nevojitet më shumë investim në parandalim dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.
Banka Botërore rekomandon forcimin e kujdesit parësor, përmirësimin e mbledhjes së kontributeve shëndetësore, përdorimin e taksave për produktet që dëmtojnë shëndetin dhe riorganizimin e rrjetit spitalor.
Sipas raportit, e ardhmja e sistemit shëndetësor shqiptar do të varet nga aftësia për të përdorur më mirë fondet ekzistuese dhe për t'iu përshtatur një popullsie më të vogël, më të moshuar dhe me nevoja më komplekse shëndetësore.